Lajçak: Po përcjell me kujdes zhvillimet dhe dinamikën e procesit të normalizimit të raporteve

Aktuale

Lajçak: Po përcjell me kujdes zhvillimet dhe dinamikën e procesit të normalizimit të raporteve

Nga: Fatmir Beka Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:15
Miroslav Lajçak

Mediet serbe kanë shkruar kinse Lajçak ka thënë se po përcjell zhvillimet aktuale posaçërisht ato që godasin serbët si është rregullorja e Bankës Qendrore për suspendimin e dinarit si mjet pagese në Kosovë.

Sipas “B92” – i dërguari special për dialogun mes Kosovës edhe Serbisë Lajçak ka deklaruar se po përcjell me kujdes zhvillimet rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, këtë ai e ka postuar në rrjetin social Facebook.

I dërguari evropian duke përmbledhur angazhimin dhe aktivitetet rreth procesit të dialogut ka thënë se në javën që shkoi qëndroi në Beograd dhe Prishtinë për të biseduar për situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog.

“Biseduam për gjendjen aktuale në procesin e dialogut dhe raportit mes BE-së dhe Kosovës. Bisedat më detaje janë trajtuar me liderët dhe shefat e delegacioneve në bisedime, që ishin të rëndësishme që na jep përshtypjet se mund të presim biseda edhe takime në muajt që vijnë” shkroi ai.

“Po përcjellim zhvillimet me fokus në dinamikën aktuale të procesit të normalizimit, në këtë kontest, po përcillet situata edhe lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa që posaçërisht ndikon dhe godasin serbët që jetojnë  në Kosovë” tha Lajçak.

Ndërsa gjatë javës tha se gjatë javës udhëton në Firencë, ku në Universitetin Evropian do mbajë një ligjëratë rreth zhvillimeve në Ballkanin perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat