Basha: Kemi mirëkuptimin e aleatëve ndërkombëtar për dinarin

Aktuale

Basha: Kemi mirëkuptimin e aleatëve ndërkombëtar për dinarin

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:44
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se Qeveria e Kosovës e ka edhe mirëkuptimin e aleatëve ndërkombëtar për udhëzimin e Bankës Qendrore të Kosovës i cili e ndalon përdorimin e valutës dinar në Kosovë.

Basha këto komente i bëri në Tëvë1, ku tha se reagimet e ndërkombëtarëve në Kosovë vijnë pasi sipas tij këtu gjejnë mirëkuptim, derisa shtoi se ambasadorët e QUINT-it asnjëherë nuk e vizitojnë presidentin serb, Vuçiq.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ne kemi mirëkuptim me aleatët, kemi pas takime, kryeministri i ka taku, i ka dëgju shqetësimet e tyre dhe po besoj deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi ka qenë që mu në këtë pikë që të gjejnë mirëkuptim ku presim që mos të implementohet menjëherë në kuptimin që mos të shkojmë t’i konfiskojmë dinarët që gjenden në transaksione. Patjetër që duhet një periudhë tranzicionale edhe po besoj që kjo ka gjet një mirëkuptim edhe te ndërkombëtarët. Unë e kuptoj sepse Vuçiqi e ka me shumë mirëkuptim që secilën çështje ta bëjë shumë madhore duke e shitë në arenën ndërkombëtare si sulm ndaj serbëve derisa unë mendoj që nuk duhet me ra në atë grackë meqenëse problemi kryesor në veri ka qenë vetë Vuçiqi e Serbia e jo kryeministri Kurti për shkak se sulmet e vetme ndaj serbëve që kanë ardhë në veri gjatë gjithë kohës kanë qenë prej strukturave paralele kriminale që kanë qenë të dirigjuara prej Vuçiqit”, u shpreh Basha.

Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha, tha se çështjen e valutës dinar, Qeveria e ka sqaruar të hënën edhe në takim me ministrin gjerman, Pistorius.

“Pra janë dy: E para e kanë gjet mirëkuptimin te ne dhe ne mendojmë që duhet me marrë kohë derisa të implementohet dhe pjesa e dytë është që nuk besoj që duhet me rënë në grackën e tij ku ai ankohet shumë duke e bërë çështje madhore me shpresë se mos po bëhet pjesë e dialogut. Ndërkombëtarët nuk kanë rënë në grackën e tij (Vuçiqit) por duhet me kuptu, ndërkombëtarët nuk po donë kurrfarë trazire meqenëse edhe ata e njohin Serbinë, edhe në mendoj që e kanë njëfarë..ti e ke parë, rrallë herë i ke pa QUINT-in duke shkuar te Vuçiqi por te ne vijnë sepse tek ne jemi popull më demokratik edhe e presin mirëkuptimin tonë shumë më shumë për shkak se jemi në vlera shumë më përafërt se sa është Vuçiqi me Amerikën e me BE-në. Prandaj, këto debate që ndodhin mes nesh janë debate mes miqsh. Unë kam qenë sot në debate dhe me ministrin gjerman Pistolius dhe 4 deputetë të Bundestagut. Mund të ju them me një siguri të lartë që gjermania e mirëkupton gjithë ngjarjen. Ia shpjeguam atij gjithë situatën, dhe po besoj janë shumë më të qetë se sa që e lexon reagimin. Duhet me kuptu aleatët tanë që reagimet i kanë, por për ne ka rëndësi mirëkuptimi që duhet me pas një hapësirë tranzicionale por megjithatë ne duhet me ardhë në një situatë ku Euro duhet me mbet valuta e vetme në Kosovë”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat