Kryetari Konjufca vizitoi Qendrën e-Estonia dhe NATO Cooperatice Cyber Defence Centre of Exellence

Aktuale

Kryetari Konjufca vizitoi Qendrën e-Estonia dhe NATO Cooperatice Cyber Defence Centre of Exellence

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:48
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në Estoni, përveç takimeve zyrtare me krerët shtetërorë, ka vizituar sot Qendrën e-Estonia dhe NATO Cooperatice Cyber Defence Centre of Exellence. 

Kreu i Kuvendit u njoh me rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike, si një rrezik i sigurisë kombëtare të shteteve i cili po rritet gjithnjë e më shumë.

Ai vlerësoi se për rrjedhojë avancimi i dixhitalizimit dhe siguria kibernetike duhet të zhvillohen përkrah njëra-tjetrës, përderisa Estoninë e konsideroi shembull lider të transformimit dixhital të qeverisjes dhe shërbimeve publike, nga përvoja e të cilës mund të përfitojë Kosova.

Image

“Dixhitalizimi i qeverisjes është një orientim në funksion të rritjes së cilësisë shërbimeve publike të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova. Të rinjtë e Kosovës të shquar për prirjen e tyre në fushat e teknologjisë duhet t'i orientojmë edhe kah ky aspekt i sigurisë i cili do të jetë krucial për sigurinë tonë kombëtare në të ardhmen”, vlerësoi kryetari Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat