Gërvalla takon ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, prezanton sukseset e Kosovës dhe nevojën e qasjes së re ndaj Serbisë

Aktuale

Gërvalla takon ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, prezanton sukseset e Kosovës dhe nevojën e qasjes së re ndaj Serbisë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:26
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz mbajti takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në këtë takim u diskutua rreth integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, bën të ditur divizioni për Komunikim publik i MPJD-së.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pa vonesa, ndryshimi i qasjes së BE-së në raportet me armiqtë e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon ishte kërkesa që adresoi Gërvalla para homologëve të saj nga shtetet anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci e në çështje të tjera.

“Në sesionin e parë të takimit Ministror, Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të pakicave, plotësim të kritereve të para anëtarësimit dhe harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së”, thuhet në komunikatë.

“Ne duhet të sigurohemi që ngjarjet e tmerrshme të 24 shtatorit të vitit 2023, kur Kosova u përballë me aktin e agresionit serb, të mos përsëriten. Për të parandaluar këtë, ne duhet të vendosim përgjegjësi shtetërore dhe masa ndëshkuese ndaj akteve të agresionit që provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha Gërvalla para homologëve të  saj.

Ministrja falënderoi nikoqirin, Tajanin për mbështetjen dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në krijimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm duke nënvizuar edhe nevojën e moslejimit të akteve të tjera si akti i agresionit të Serbisë në Kosovë, me 24 shtator 2023, në Banjskë.

Në fund Gërvalla deklaroi se arritja e normalizimit, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik kërkon avancim demokratik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i nxitur nga vlerat e përbashkëta dhe orientimi strategjik. Ne përballemi me sfida të përbashkëta dhe përpjekjet kolektive janë thelbësore për tejkalimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat