“Do të befasoheni…” - familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së sulmon Grenellin, zbulon se çka do të ndodhë me argatët e tij në Kosovë

Aktuale

“Do të befasoheni…” - familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së sulmon Grenellin, zbulon se çka do të ndodhë me argatët e tij në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:41
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka kritikuar ashpër ish-ambasadorin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së shpejti “argatët e Grenellit” në Kosovë, do të demaskohen dhe do të shihet se sa ishin të kriminalizuar, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, Grenell nuk do të ketë më ndikim në Kosovë, pasi Trumpi do të humbë zgjedhjet përballë demokratëve në Amerikë.

Lexojeni postimin e plotë:

Institucionet e Kosovës, në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin po e shtrijnë sovranitetin në çdo sferë dhe po i japin përmbajtje e formë shtetndërtimit.

Ka mbetur rrugëve të Ballkanit Grenelli, i dekoruar nga presidenti serb për t'i shërbyer atij në dëm të Kosovës.

Grenelli i obsesionuar me shpifjen, është një amerikan anti-Kosovë dhe një amerikan anti-evropian, hiq nuk ka rëndësi çka thotë ky sharlatan primitiv.

Argatët e Grenellit në Kosovë janë 'maskuar', së shpejti do të jenë të demaskuar dhe do të befasoheni sa të kriminalizuar janë e në emër të njëfarë 'patriotizmi' nuk kanë lënë gjë pa bërë.

Kopallat ose klithmat e Grenellit nuk kanë asnjë efekt në Amerikë e lë më në Kosovë.

Dikush nga halabakët e krimit të organizuar, shpreson se nëse vjen Trumpi në pushtet, Grenelli do të bëhet i madh.

Një është e vërtetë; nuk do të bëhet Grenelli i madh nëse vjen Trumpi në pushtet, e as nuk do të vijë Trumpi në pushtet.

Fitorja e demokratëve është e garantuar, mbase garojnë kundër Trumpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat