Haxhiu pyet se për çka po armatoset Serbia, e kritikon opozitën e Kosovës

Aktuale

Haxhiu pyet se për çka po armatoset Serbia, e kritikon opozitën e Kosovës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:51
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, analist dhe gazetar veteran, ka shkruar një artikull në lidhje me një cicërimë të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Në shkrimin e tij, Haxhiu ka shtruar edhe një pyetje në lidhje me Serbinë.

“Për çfarë po armatoset Serbia? Kundër kujt dëshiron t’i përdorë këta dronë dhe raketa? Shqipëria është dhe do të jetë konstruktive, por ka ardhur koha që edhe të tjerët ta bëjnë pjesën e tyre.” – pyet Haxhiu.

Në opinionin e tij, Haxhiu nuk ka harruar as opozitën e Kosovës.

“Dhe tani një interpretim të shkurtër shpjegues për opozitën në Kosovë.

Opozita duhet të vendosë se ku qëndron qartë sa i përket dialogut dhe obligimeve që ka Kosova.

Thjesht, nuk kemi kohë për kalkulime hipokrite.” – ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat