Molliqaj: Dëmi që bëri Kurti është më i madh se i Thaçit e Mustafës

Aktuale

Molliqaj: Dëmi që bëri Kurti është më i madh se i Thaçit e Mustafës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:57
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij ka bërë dëme të mëdha.

Sipas tij, dëmi që ka bërë Albin Kurti është më i madh edhe se i Thaçit dhe Mustafës.

Dëmin që e ka bërë Albin Kurti është më i madh së i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse as Hashim Thaçi e Isa Musatafa nuk e kanë zbatu vetëm marrëveshjen e kanë lon, kur po shkon Albini në Bruksel po i thojnë këto janë marrëveshjet që i kanë bërë Kosova dhe ky po thotë se janë obligime të bartësve të mijë.

Nëse shkon dikush nga Opozita në Bruksel krejt këto dakordime që i ka bërë Albini janë marrëveshje të Kosovës, e atëherë edhe ky ka bërë dëm veç çka ka pranu Albini pa e zbatu hiq, vetëm drafti i Asociacionit që e ka pranu Albini me marrëveshjen e parimeve të Isa Mustafës dhe me marrëveshjen e parë të normalizimit të Hashim Thaçit është si nata me ditë në kompetencat që ju kanë jepë”, tha ai në Politiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat