Ambasadorët evropianë për sulmin në Banjskë: Kryerësit të sjellën para drejtësisë

Aktuale

Ambasadorët evropianë për sulmin në Banjskë: Kryerësit të sjellën para drejtësisë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Milan Radoiçiq

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, thonë se po presin që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

Ambasadori gjerman ka theksuar se po presin që përgjegjësit Millan Radojçiq të mos i jepet imunitet.

Teksa e quan sulm të tmerrshëm atë që ndodhi më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Rohde thotë se kjo është edhe arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë.

Ai ka thënë se ky është një sinjal i qartë se nuk do të qëndrojnë anash.

“Përgjegjësi ka thënë se është përgjegjës, Millan Radojçiq, ne jemi duke pritur që të mos i jepet imunitet dhe do të vazhdojmë të parashtrojmë pyetje rreth kësaj… kur është fjala për situatën këtu në Kosovë që ne e dimë ka qenë një sulm i tmerrshëm dhe kjo është arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë dhe të dërgojë një sinjal të qartë rajonit që nuk do të qëndrojmë anash kur ka të bëjë për paqe dhe kur kërcënohet stabiliteti. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen vende të BE-së…”, u shpreh Rohde.

Në anën tjetër, ambasadori i Francës e ka quajtur të papranueshëm sulmin në Banjskë teksa ka thënë se Franca e dënon këtë sulm.

“Sulmi në Banjskë është i papranueshëm dhe autoritetet franceze e kanë dënuar këtë sulm dhe ne ambasadorët tjerë kemi marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, jemi duke pritur të sjellën para drejtësisë kryesit e këtij sulmi dhe presim përgjigje nga Serbia”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat