Tabela me mbishkrimin Republika e Kosovës vendoset në objektin e komunës në Zubin Potok

Aktuale

Tabela me mbishkrimin Republika e Kosovës vendoset në objektin e komunës në Zubin Potok

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:19
Tabela me mbishkrimin Republika e Kosovës vendoset në objektin e komunës në Zubin Potok

Me asistencën e Policisë së Kosovës, sot në hyrje të ndërtesës së komunës në Zubin Potok është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Kjo tabelë është vendosur në vendin ku dikur ishte shkruar në cirilik emri i komunës.

Shkronjat cirilike u zhdukën nga komuna vitin e kaluar, ndërsa Policia e Kosovës në atë kohë deklaroi se ato “i kishte marrë era”.

Në objektet e Qendrës për Punë Sociale dhe Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok, ditë më parë gjithashtu janë vendosur tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat