Gërvalla takon Terzi di Sant’Agata, në fokus bashkëpunimi për integrim në BE

Aktuale

Gërvalla takon Terzi di Sant’Agata, në fokus bashkëpunimi për integrim në BE

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:22
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve në Romë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.

Në njoftim thuhet se progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës ishin temat kyçe të këtij takimi.

“Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat