Spahiu për deklaratën e Hovenierit: Ishte nxitje për luftë

Aktuale

Spahiu për deklaratën e Hovenierit: Ishte nxitje për luftë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Nexhmedin Spahiu

Deklarata e ambasadorit amerikan, Jeff Hovnier, ku akuzohet Kosova nxit tensione ndëretnike me veprimet e fundit “është nxitje për luftë” sipas profesorit, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka theksuar se kjo është nxitje e Serbisë që të ndërmarrë hapa.

“… Është nxitje e Serbisë, që të ndërmarrë hapa. Si duket SHBA-të po e shohin që në mënyrë paqësore nuk është duke u zhvilluar dhe implementuar plani franko-gjerman. Dhe prandaj po bëjnë veprime të tilla, që thjesht Serbinë e nxisin me e sulmu Kosovën. Se çfarë do të bëhet ma vonë, mbetet për tu parë. Të thuash se nuk do ta përkrahim Kosovën në aspektin ndërkombëtare është një shenje e Serbisë që mund të veproni edhe ju. Kjo është nxitje për luftë deklarata e ambasadorit. Natyrisht Amerika është superfuqia e botës dhe bën veprime të tilla që sigurisht i kalkulojnë dhe mbetet për tu parë”, ka thënë Spahiu.

Ndërsa, për ish-diplomatin, Blerim Canaj, nuk është nxitje po kujdes, pasi sipas tij, ShBA-të e shohin Kosovën si partnerë.

“Nuk është nxitje është kujdes. Jo nxitje, për shkak se nuk e besoj që SHBA-ve, apo të ishte ne interesin e tyre që një produkt i saj të shuhet. Thjesht e shoh që sikur SHBA-të na shohin si partnerë dhe n situata të caktuar duhet të funksionojmë si partnerë”, ka than Canaj.

E sa i përket Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Canaj ka theksuar se është kjo çështje është trumbetuar shumë nga Qeveria dhe kështu i është dhënë shkak ta politizojë çështjen e dinarit.

“Sikur Qeveria jonë të mos kishte masa dhe të kishe qasje edhe të komunikimit, ndoshta, do ta bënë më herët më të qartë këtë punë dhe ndoshta do të bëhet hap pas hapi, si hap i pavrejtshëm. Do të zgjidhej kjo çështje. Disa gjëra nuk ka nevojë edhe të zmadhohen saqë shume në publik, sikur që është bërë tani kjo çështje e dinarit. Prandaj edhe e përmenda çështjen e konsumit të brendshëm politik. Është pritur që o të ndodhë pasi ne i kemi dhënë një farë shkasi Serbisë që ta politizojë këtë çështje. Tash jemi në mesin e një dialogu dhe mesin e disa problemeve dhe paraqitet si e tillë nga pjesa serbe”, ka thënë Canaj në “FIVE”.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës ndër të tjera ka të bëjë me ndalimin e dinarit, gjë për të cilën është nuk është kritikuar nga vendet Bashkimi Evropian dhe ShBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat