Rënia e kulmit të komunës, Përparim Rama: Dikush do të shkojë në burg

Aktuale

Rënia e kulmit të komunës, Përparim Rama: Dikush do të shkojë në burg

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me rënien e kulmit të ndërtesës së komunës, disa javë më parë ku u lëndua një vajzë e re.

Rama tha se për këtë çështje dikush do të shkojë jo vetëm në shtëpi por edhe në burg.

“Eshtë një tragjedi që ka ndodh aty, per fat ka shpëtu.Policia po merret me rastin, dikush ka me shku jo vetëm në shtëpi por edhe në burg. Këtë duhet me qu deri ne fund hetuesia dhe Prokuroia.

Kam qenë jashtë vendit por kam vendos nje ekip të artitektëve me pa gjendjen dhe strukturave ka qenë katastrofale. Hetuesia është në proces e sipër. Unë kam marr vendim për ristrukturim të kabinetit ku e kemi shtu drejtorinë e transformimit” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat