Deputeti i Kosovës: Na shikoni me shtëpi të bukura, por mund të na ndodhë…

Aktuale

Deputeti i Kosovës: Na shikoni me shtëpi të bukura, por mund të na ndodhë…

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:04
Hisen Berisha

Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Kosova ka bërë shumë progres që nga koha e luftës, por me situatën e krijuar mund të ndodhë një përplasje me Serbinë në çdo moment.

Sipas tij, qeveria e Kurtit i ka kthyer çështjet ligjore në kauza politike dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Kosova ka bërë progres nëse kujtojmë kohën e luftë me Serbinë. Kur vinin na shihnin me ekonomi, shtëpi të bukura, na thoshin shumë mire jeni, çfarë kërkoni, por s’e kuptonin peshën e lirisë.

Sot imagjinoni një Kosovë me kufi të hapur me Serbinë të paratifikuar, në një moment kritik mund të ndodhë më e keqja.

Nuk ka nevojë të krijohen nga çështjet ligjore kauza politike, të gjitha tezat janë kthyer në kauza politike dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat