Sanksionet ndaj Kosovës, Hamiti: A është ky rezultati që ia kanë lakmi Kurtit?

Aktuale

Sanksionet ndaj Kosovës, Hamiti: A është ky rezultati që ia kanë lakmi Kurtit?

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:40
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se Kosova ende vazhdon të jetë nën sanksione ndërkombëtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, zyrtari i LDK-së ka pyetur nëse ky është rezultati që ia kanë lakmi kryeministrit.

“Kosova nën sanksione ndërkombëtare prej miqve dhe aleatëve, BE-së dhe SHBA-ve. A është ky rezultati që ia kanë lakmi Albin Kurtit? Se Kosova jo me këtë rezultat. Askush.”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat