Azemi i VV-së i quan “argatë” të Serbisë apo Rusisë kritikuesit e ndalimit të dinarit

Aktuale

Azemi i VV-së i quan “argatë” të Serbisë apo Rusisë kritikuesit e ndalimit të dinarit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:42
Egzon Azemi

Egzon Azemi, aktivist i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar reagimet kritike ndaj ndalimit të dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës.

Azemi ka gjetur një cilësim për krejt ata që kundërshtojnë, kritikojnë ose reagojnë për ndalimin e dinarit.

“Argat të Serbisë apo Rusisë” janë ata që reagojnë në lidhje me këtë temë në mënyrë kritike.

“Argat janë ata që më shumë reaguan për dinarin serb se për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Vendor apo nderkombëtar, janë argat të Serbisë apo Rusisë. Vlerat që po mbron Republika e Kosovës janë pro perendimore.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat