Protestë brenda Kuvendit, komuniteti LGBT ndërpret mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Aktuale

Protestë brenda Kuvendit, komuniteti LGBT ndërpret mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësues nga komuniteti LGBT sot kanë ndërprerë mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Derisa ka filluar mbledhja, përfaqësuesit e këtij komuniteti që kanë qenë prezent në këtë mbledhje kanë filluar protestën.

Ata kanë filluar t`i godasin me duar tavolinat dhe të iu bijën pipave.

Media ka mësuar se kjo ka bërë që mbledhje të ndërpritet dhe komisioni të shkoi në pauzë.

Pika e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte “Gjendje aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat