Rashiqi thotë se Guvernatori i BQK-së i tha “Jo” shtyrjes së vendimit për dinarin

Aktuale

Rashiqi thotë se Guvernatori i BQK-së i tha “Jo” shtyrjes së vendimit për dinarin

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 13:04
Nenad Rashiq

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se duhet një periudhë tranzicioni për sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin.

Ai tha se duhet kuptuar që BQK-ja është organ i pavarur dhe ata vendosin ashtu siç e parasheh ligji, teksa bëri të ditur se Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit.

“Unë e kam vërejtur te Ismaili se rregullorja është me vend dhe unë pajtohem me këtë, kur e kam pyetur për shtyrje më ka thënë “jo”, por megjithatë, ne si qeveri ndoshta mund ta japim një rekomandim, por e padiskutueshme është që BQK-ja është instrumenti që vendos vet”, tha Rashiq.

Më tej, ai tha se prej 20 mijë klientëve sa kishte “Komercijalna Banka”, 17 mijë prej tyre, në mënyrë automatike apo me pëlqim të klientit, kanë hapur llogari në një  bankë tjetër, ndërsa bëri të ditur se për mbylljen e “Komercijalna Banka”, institucioni ishte njoftuar në fund të vitit 2022.

“Unë jam i sigurt që deri në fund të shkurtit t’i heqim të gjitha këto pengesa. Në atë rast do të kishim pasur një “vonesë” prej 15 deri në 20 ditë që prapë është e përballueshme për qytetarët”.

“Dëshiroj të theksojë se veprimet e BQK-së besoj që janë me vend dhe në kohë kur informacioni është ofruar tek ne. Pse nuk është bërë një fushatë sensibilizuese, unë këtë me të vërtetë nuk e di”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat