​Ish-ambasadorja e Serbisë: Këshilli i Sigurimit vështirë se del kundër Kosovës

Aktuale

​Ish-ambasadorja e Serbisë: Këshilli i Sigurimit vështirë se del kundër Kosovës

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:17
Branka Latinoviq

Ish-ambasadorja dhe përfaqësuesja e Serbisë në OSBE, Branka Latinoviq ka folur mbi seancën e thirrur nga Beogradi për nesër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ajo ka thënë se nuk pret që fuqitë e mëdha të arrijnë një marrëveshje për ngjarjet e fundit në Kosovë.

“E konsideroj shumë të vështirë. Nuk kam dyshim se përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur Kosovën do të kenë qëndrim kritik ndaj këtyre aktiviteteve të fundit, ndaj masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e përkatësisht miratimit të dekretit të Bankës Qendrore. Kjo shihet nga pohimet që tashmë janë bërë nga ambasadorët e tyre në Prishtinë, qoftë përmes deklaratave të zyrtarëve të ministrive të punëve të jashtme apo në mënyra të tjera”, shprehet ajo.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha më herët se është caktuar të mbahet mbrëmjen e se enjtes seanca e KS e OKB-së që Serbia kërkoi për Kosovën.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit për pagesa, si vendim “të jashtëligjshëm”, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat