Kadrijaj thotë se vendimi i BQK-së për dinarin është i pakoordinuar me ShBA-në dhe BE-në

Aktuale

Kadrijaj thotë se vendimi i BQK-së për dinarin është i pakoordinuar me ShBA-në dhe BE-në

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:28
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), ku ka thënë se kryeministri Albin Kurti “duhet të ulet dhe të bisedojë me ambasadorët e vendeve mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian (BE)”.

Kadrijaj, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet dhe sipas saj roli i Kurtit në këtë kërkesë duhet të jetë me konstruktiv.

“Zoti Kurti është dashtë me marrë përgjegjësin e një lidershipi me u taku me të gjithë ambasadorët dhe me pas një koordinime ta. Se kur ka qenë vendimi për implementimi e marrëveshjes për targat që pat ndodh vite me parë Ambasadorin amerikan dhe ambasadorët e tjerët që patën kërkuar që të shtyhet implementimi i atij vendimi por zoti Kurti, me qeverinë pata vazhdua me  zbatimin e atij vendimi edhe pasojat e atij vendimi ende është duke i bartë Kosova”, ka thënë ajo.

Tutje deputetja ka thënë se qëllimi i Serbisë dihet që është tensionimi i situatës në Kosovë por sipas saj Kosova nuk duhet t’ia jap këtë mundësi Serbisë.

“Në fakt se gjithsecili vend që është i pavarur ka të drejt ta këtë valutën e vetë. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e ka qenë e përcaktuar se Kosova e ka valutën por nuk ka qenë e specifikuar se cila është valuta e saj. Ndërsa tani me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës është specifikuar se valuta e Kosovës është euro”, ka thënë Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat