Baraliu: Organizimi i zgjedhjeve në veri, interes shtetëror

Aktuale

Baraliu: Organizimi i zgjedhjeve në veri, interes shtetëror

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Mazllum Baraliu

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, nuk pret që procesi i verifikimit të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri, të marrë shumë kohë. Ai vlerëson se ky proces mund të përfundojë për disa javë dhe me pas të shkohet sipas procedurave tjera dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Profesori universitar, në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, tha se organizmi i zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës është interes shtetëror dhe për këtë KQZ-ja do duhej sipas tij, të jetë organizuar mirë që ky procesi i verifikimit të përfundojë sa më shpejtë.

“KQZ nëse organizohet mirë dhe duhet të organizohet mirë, sepse është interes edhe qytetarë edhe shtetërorë edhe ndërkombëtarë që këto zgjedhje të mbahen sa më parë, sepse kemi edhe një nga kushtet e BE-së për heqjen e masave. Mendojë se nuk do të zgjas shumë ky proces mbase me javë po, pastaj votimi dhe më pas fillon autorizimi ligjor i Presidentes për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai.

Verifikimi i nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri ka nisur gjatë këtij muaji.

Qytetarët serb në katër komunat në veri të Kosovës, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për dërgimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve.

Pas verifikimit të këtyre nënshkrimeve nëse rezultojnë të rregullta do të organizohet votimi.

Kryetari sipas udhëzimit shkarkohet nëse për të votojnë 50+1 të qytetarëve me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat