“Ramushi ka pasur dorën e plagosur, edhe Dauti, por Enveri ka qenë shumë keq”

Aktuale

“Ramushi ka pasur dorën e plagosur, edhe Dauti, por Enveri ka qenë shumë keq”

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:51
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka treguar historinë se si është bërë pjesë e AAK-së.

Ajo shton se në AAK ka qenë që nga viti 1998 dhe që i ka besuar shumë Haradinajt.

Deputeja tregon edhe për lëndimet që i kanë marrë vëllëzërit Haradinaj gjatë luftës.

“Kemi dy familje emblematike që kanë dhënë shumë për vendin dhe për Kosovën, është njëra familja e luftëtarit Adem Jashari, familja Haradinaj e cila me vajza dhe  me djem të gjithë janë kyqur në luftën e UÇK-së, pastaj heronjët që kanë dhënë gjithë këtë sakrificë, dy vëllëzër të vramë në luftë njëri i plagosur rëndë pas luftë, Ramushi ka qenë i plagosur Dauti ka qenë i plagosur”, tha ajo.

Kadrijaj shton se gjatë luftës i ka rënë më trajtu edhe Ramushin edhe Dautin, por gjendjen më të rëndë e ka pasur Enveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat