Dreshaj: Nëse gjyqësia e pavarur e dëshmon fajësinë e Lekajt, të dënohet 30 vjet

Aktuale

Dreshaj: Nëse gjyqësia e pavarur e dëshmon fajësinë e Lekajt, të dënohet 30 vjet

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 00:39
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka folur për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore, e cila e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim bashkëpartiakun e tij, Pal Lekaj, në rastin e njohur si 53 milionshi.

Dreshaj ka thënë se “hajnat e kanë vendin në burg”, por, ka kritikuar mediat dhe opinionin publik për etiketimin që po i bëhet Lekaj, duke theksuar se ky nuk është vendimi përfundimtar.

Sipas, tij nëse vërtetohet siç ka thënë ai nga gjyqësori i pavarur Lekajn ta dënojnë edhe 30 vjet.

“Unë jam për çdo dënim të z.Pal Lekaj nëse gjyqësia e pavarur e dëshmon që ai ka bërë shkelje. Mendoj se nuk keni të drejtë si media që ta etiketoni Pal Lekajn, derisa gjyqësia ta merr verdiktin final. 30 vjet ta dënojnë nëse është fajtor, por të definohet drejtësia,.. Nuk dua të influencojë në drejtësi, por uroj që gjyqësia të jetë e drejtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat