Kishte shumë të plagosur”/ Kadrijaj: Agim Ramadani dhe Sali Çeku kanë vdekur në vendin e ngjarjes

Aktuale

Kishte shumë të plagosur”/ Kadrijaj: Agim Ramadani dhe Sali Çeku kanë vdekur në vendin e ngjarjes

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 00:49
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka treguar edhe për trajtimin që i ka bërë ushtarëve gjatë luftës.

Ajo thotë se edhe në diasporë kur të jetë ka persona që i afrohen dhe e falenderojnë që ju ka shpëtuar jetën gjatë luftës.

Ndërsa dy lyftëtarët Agim Ramadani dhe Sali Çeku ajo tregon se kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka arritur ti trajtojë.

“Agim Ramadani dhe Sali Çeku kanë vdekur në vendin e ngjarjes, nuk kemi arritë me jau dhënë ndihmën e parë, por i kemi dhënë ndihmën e parë Musa Gjakovës, Skender Hasangjekës, Shpëtim Agushollit, Fatmir Hotit dhe gjithë të tjera të plagosur në Koshare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat