​Perdiakris: Po punojmë që të bëjmë më shumë për sigurinë e gazetarëve

Aktuale

​Perdiakris: Po punojmë që të bëjmë më shumë për sigurinë e gazetarëve

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Aimilios Perdiakris

Mediat sot po përballen me kohë të vështira, ku në botë po zhvillohen luftëra e dhe agjencitë e lajmeve po punojnë të bëjnë më shumë për sigurinë e gazetarëve.

Kështu deklaroi presidenti i Agjencisë greke të Lajmeve ANA-MPA, Aimilios Perdiakris në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, nikoqire e së cilës është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Me këtë rast ai uroi KosovaPress-in për 25-vjetorin e themelimit, derisa foli për epokën në të cilën mediat sot po operojnë, theksoi se si agjenci po punojnë që vazhdimisht të bëhet më shumë për sigurinë e gazetarëve.

Perdiakris: Po punojmë që të bëjmë më shumë për sigurinë e gazetarëve

“Nëse flasim për sigurinë e gazetarëve, në këtë epokë shumë kërkuese që është, është mjaft sfiduese, për shkak që po flasim për një kohë kur është një luftë që po vazhdon në Ukrainë. Po flasim për sigurinë e gazetarëve, që duhet të ketë mjaft gjëra. E kemi aspektin e fatkeqësive digjitale, fiskale, dhe nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë por edhe me mbrojtjen që të ndjemi të tillë kur flasim... Ne do të punojmë dhe do të mundohemi dhe do të punojmë vazhdimisht që të bëjmë më shumë në këtë fushë, për sigurinë e gazetarëve”, tha ai.

Sipas tij, mediat sot po punojnë në një epokë mjaft kërkuese dhe vazhdimisht po ndryshojnë që të përshtaten.

Perdiakris: Jemi duke punuar në një epokë mjaft kërkuese dhe po ndryshojmë vazhdimisht

“Ne jemi duke punuar në një epokë mjaft kërkuese dhe jemi duke ndryshuar. Kërkesat tona po ndryshojnë dhe jemi duke bërë më shumë në teren. Nuk është vetëm për kolegët që punojnë prej zyrave, por edhe për raportuesit se çfarë po ndodh në teren dhe shumicën e kohës kjo pjesa e terrenit është shumë e vështirë për të punuar dhe për të mbijetuar në një fatkeqësi, po e quaj, të tillë. Është shumë e rëndësishme për të që të jemi të trajnuar lidhur me këtë dhe natyrisht që nëse jemi të shkolluar, edukuar dhe të familjarizuar me këto zhvillime të mediave sociale, unë mendoj që mund të jemi të gatshëm të përballemi dhe të dimë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Ky panel po drejtohet nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall - drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

Ndësa në panelin e dytë, folës do të jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat