“E vërteta gjendet në qiell”: Fjalia epike e Jahja Kokajt, ku i akuzoi deputetët se po “shpurdhin”

Aktuale

“E vërteta gjendet në qiell”: Fjalia epike e Jahja Kokajt, ku i akuzoi deputetët se po “shpurdhin”

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 16:19
Jahja Kokaj

Jahja Kokaj, deputet i VV-së, e ka marrë sërish fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku aktualisht po flitet për nevojën e themelimit të një komisioni hetimor për rastin e mostrave të Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së që ndërroi jetë në burg.

Kokaj ka thënë disa fjali interesante, madje e shtroi edhe një pyetje.

“A mendoni që zotëri Dehari, që është me mish e me shpirt për Vetëvendosjen, a mendoni që ky do të rrinte me VV-në në qoftë se do të kishte një dyshim minal që ia ka vra VV-ja” – tha ai.

Kokaj vlerësoi se e vërteta gjendet vetëm në qiell, teksa i akuzoi deputetët se po “shpurdhin”.

“Pastaj po flitet që ky komision do ta nxjerr të vërtetën, po më vjen shumë që duhet t’ua rikujtojë që e vërteta nuk gjendet në sipërfaqen tokësore, e vërteta gjendet në qiell. Prandaj në qoftë se mendoni që gjendi të vërtetën në komision, vetëm do të zhgënjeni, vetëm edhe atje ju shpurdhni, organizoni biseda, lansoni ngjarje, informacione nëpër gazeta etj. duke e rritur dhembshurinë të prindërve” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat