Haki Abazi: Donika Gërvalla prodhon veç skandale

Aktuale

Haki Abazi: Donika Gërvalla prodhon veç skandale

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:43
Haki Abazi

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi thotë se Qeveria Kurti përveç që janë të paditur po tregojnë edhe arrogancë për dështimet e tyre.

“Qasja e kësaj qeverie u pa edhe sot, përveç që nuk iu përgjigjen pyetjeve po tregojnë padituri, por edhe arrogancë përballë dështimeve që kanë bërë në të gjithë sektorët, përfshirë këtu edhe politikën e jashtme”, tha ai.

Tutje Abazi foli edhe për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ku kjo e fundit akuzoi opozitën për krime politike.

Sipas Abazit, krejt çka prodhon Donika Gërvalla janë vetëm skandale.

“Për deklaratat e Donikës tashmë është e çartë, krejt çka prodhon ajo janë skandale, pra nuk ka asgjë tjetër sa i përket rezultateve konkrete sa i përket angazhimit të saj si ministre e jashtme, njëkohësisht janë kthyer në një makinë punësimi partiak e familjar”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat