Bislimi takohet me Kamberin: Qeveria do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginë

Aktuale

Bislimi takohet me Kamberin: Qeveria do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:51
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në një takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat