Krasniqi për drogën në Leposaviq: Kryetari ka dyshime që një pjesë e pamjeve s’ka ndodhur në komunë

Aktuale

Krasniqi për drogën në Leposaviq: Kryetari ka dyshime që një pjesë e pamjeve s’ka ndodhur në komunë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 19:38
Elbert Krasniqi dhe Lulzim Hetemi

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për videot e publikuara së fundmi, ku nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit bashkë me një person tjetër shihet duke konsumuar drogë brenda objektit të komunës.

Krasniqi ka thënë se ka biseduar me kryetarin Lulzim Hetemi për këtë çështje dhe thotë se Hetemi ka dyshime se një pjesë e madhe e asaj që ka dalë në media s’ka ndodhur brenda Komunës së Leposaviqit.

“S’kemi kompetencë me marrë vendim për këto supozime. Videot i kam parë. Rezervohem ti komentojë derisa të kuptojmë për vërtetësinë e tyre. Kam biseduar me kryetarin dhe ai ka dyshimet e tij se një pjesë e madhe nga ajo që është prezantuar, nuk është fare në Komunën e Leposaviqit. Por presim hetimet dhe pastaj mund të flasim.

Kryetari ka marrë vendim për largimin e nënkryetares. Për të tjerat mund ta pyesni kryetarin”, ka thënë Krasniqi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat