LVV-ja akuzon Serbinë për mos nënshkrimin e marrëveshjes, LDK e AAK thonë se Kurti ka pranuar Asociacionin

Aktuale

LVV-ja akuzon Serbinë për mos nënshkrimin e marrëveshjes, LDK e AAK thonë se Kurti ka pranuar Asociacionin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:35
Pamje nga Brukseli

Ekzekutivi e deputetë të shumicës vazhdojnë të insistojnë për hedhje të nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës e Serbisë për zbatimin e tyre të plotë.

Këtë një ditë më parë e tha, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim.

E nga partia në pushtet , theksojnë që është Serbia ajo që po ik nga nënshkrimi.

“Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të marrëveshjes bazë të Brukselit, në secilën pikë, nga pika e parë deri te pika e fundit. Por jo shkëputje selektive të një pike të caktuar të cilën pastaj e përdor si parakusht për zbatimin e marrëveshjes… Për draftin e statutit të Asociacionit natyrisht kryeministri ka qenë i gatshëm të nënshkruan marrëveshjen bazë planin e Ohrit dhe draftin e paraqitur por që Serbia është pala që po ik nga nënshkrimi”, tha Adnan Rrustemi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

E partitë opozitare, LDK e AAK druhen se tashmë kryeministri Kurti, është pajtuar për themelimin e Asociacionit.

“Marrëveshja vetëm se është nënshkruar nga kryeministri Kurti, ndërsa sa i përket Asociacionit nuk e përkrahim një Asociacion që është përtej Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ju e dini që aty ka dicka më të madhe se Asociacioni ka të bëjë me një autonomi më të madhe për komunat serbe, që është në këtë marrëveshje sepse nëse i referohemi marrëveshjes së Ohrit aty del se ka përtej Asociacionit” , tha deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi.

Ndërsa deputetja, e AAK-së, Time Kadrijaj deklaroi se, me veprimet e fundit që ka bërë ekzekutivi, meriton shkarkimin.

“Rregullorja e BQK-së dhe implementimi i kësaj rregullore, duke dashtë të shkaktoi kaos, tërheqje të vëmendjes pranimin e Asociacionit dhe sa më parë që kjo qeveri shkon në shtëpi do të jetë më mirë për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat