Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Katër muaj pas sulmit në Banjskë, lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi

Aktuale

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Katër muaj pas sulmit në Banjskë, lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Linda Thomas-Greenfield

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Në mbledhje e pranishme është edhe shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh.

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërejtjet ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

“Vendimi është marrë pa konsultim me popullatën lokale. Ne bëjmë thirrje që plani të shtyhet derisa të përgatitet popullata lokale. I kërkojmë edhe Serbisë që të bashkëpunojë në këtë çështje. Kemi shqetësim edhe për mbylljen e disa komunave dhe OJQ-ve serbe. Këto veprime nuk janë në përputhje me premtimet e Kosovës se do të zgjidh këto probleme në dialog.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesja e SHBA ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat