Kosova në bankën e zezë? – Rexhaj i kthehet fort Matoshit: ‘Kjo është akuza më e rëndë!’

Aktuale

Kosova në bankën e zezë? – Rexhaj i kthehet fort Matoshit: ‘Kjo është akuza më e rëndë!’

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 00:07
Arbër Rexhaj

Gjatë natës së sotme është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Seanc kjo e cila është thirrur me kërkesa nga Serbia ku do të diskutohet rreth çështjes së dinarit.

Për këtë çështje një debat i ashpër ka ndodhur në mes deputetit të LVV-së Arbër Rexhaj dhe komentatorit politik Halil Matoshi.

Rexhaj ka kundërshtuar Matoshin pasi që ai është shprehur se Kosova në Këshillin e Sigurimit ndodhet në bankën e zezë, me këtë nuk është pajtuar Rexhaj duke e quajtur si akuzë të rëndë e thënë nga Matoshi.

“Pat akuza shumë të rënda nga Matoshi sepse e dëgjova krejt bisedimin e tij, e para une mendoj që nëse ne thirremi se në këtë lloj mbledhje shume shtete armike kanë ndalur këtë mbledhje por nuk e ka ndalur Kosova është e rëndë, e dyta u tha ktu që karrika ku është vendosur Albin Kurti është karrikë e zezë mendoj që kjo është akuza ma e rëndë shkaku i repsektit  që kam për Matoshin dhe kaluaren e tij unë po përmbahem”, ka thënë Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat