Latifi komenton fjalimet e Kurtit dhe Vuçiqit në OKB: Ky shtet anoi kah Kosova, ja cili ia ngrehi veshin Serbisë për Banjskën

Aktuale

Latifi komenton fjalimet e Kurtit dhe Vuçiqit në OKB: Ky shtet anoi kah Kosova, ja cili ia ngrehi veshin Serbisë për Banjskën

Nga: A.Zh Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:29
Blerim Latifi

Analisti dhe profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka komentuar paraqitjet e Kosovës dhe të Serbisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt mbrëmë me kërkesë të Serbisë.

Ai e ka vlerësuar fjalimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si të argumentuar, derisa atë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq e quajti “gënjeshtër”, përcjell Bota sot.

Ndërsa, sipas tij, aleatët e Kosovës, si SHBA, Britania e Franca, i dhanë një leksion Kurtit në këtë takim.

Reagimi i plotë i Latifit, në Facebook:

Fjalimi i Vuçiqit, siç pritej: gënjeshtër e organizuar nga fillimi në fund. Fjalimi i Kurtit: bollshëm i argumentuar. Fjalimi i përfaqësueses së SHBA: në fillim i hidhur pak për Kosovën, i balancuar pastaj me kritikat e drejtpërdrejta për Serbinë dhe me një përparësi në fund për Kosovën me qëndrimin se Këshilli i Sigurimit nuk është vendi për të trajtuar problemet midis Kosovës e Serbisë. Fjalimi i Britanisë anim kah Kosova. I Francës i balancuar midis kritikës për Kosovën rreth vendimeve të fundit dhe ngrehjes së veshit Serbisë për Banjskën.

Leksioni themelor i aleatëve për Kurtin nga ky takim: mos vepro krye në veti pa u konsultuar me ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat