Në Serbi, u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit

Aktuale

Në Serbi, u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:55
Albin Kurti

Mbrëmë në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimi pati një përballje Kurti-Vuçiq.

Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërdrejt në Kosovë, teksa në Serbi pati censurim të saj.

Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.

Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat