Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve të Kosovës dhe atyre gjermanë

Aktuale

Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve të Kosovës dhe atyre gjermanë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Arbëreshë Kryeziu-Hysen

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se temë diskutimi me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklarim për media pas këtij takimi, Kryeziu-Hyseni, tha se ideja e tyre është krijimi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

“Ideja e tyre është të takohen më parlamentarë, pra me deputetë të shtetit të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për zhvillimet aktuale dhe ideja është që të sigurohet rregullimi krijimit të stabilitetit dhe paqes për shtetet që janë pjesë e Ballkanit perëndimor”.

“Ne sot më këtë përfaqësues, kemi diskutuar për situatën aktualë që është në Republikën e Kosovës dhe më vjen mirë që edhe njëherë tjetër të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Gjermanisë për mbështetjen e madhe në na ka dhënë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat