Zogaj tregon a do të ketë zgjedhje të reja në Prishtinë

Aktuale

Zogaj tregon a do të ketë zgjedhje të reja në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:14
Përparim Rama dhe Alban Zogaj.

Gjatë ditës së djeshme LDK-ja dhe PDK-ja i ndanë rrugët në qeverisjen në Prishtinë.

Lidhur me këtë situatë ka folur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se pas ditës së djeshme janë duke e analizuar situatën.

“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës’’, është shprehur Zogaj.

Më tutje Zogaj është shprehur se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

‘’Nuk ka nevojë për zgjedhje, Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë”, tha Zogaj.

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht dje, pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat