​Kërkohet shkarkimi i KPM-së, rikthimi i kanaleve sportive “Arena” vendim skandaloz

Aktuale

​Kërkohet shkarkimi i KPM-së, rikthimi i kanaleve sportive “Arena” vendim skandaloz

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kërkuar shkarkimin e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave për shkak të vendimit për kthimin e kanaleve serbe “Arena” në Art Motion dhe operatorë tjerë.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Nijazi Isaku tha se vendimi për kthimin e kanaleve sportive “Arena” është vendim skandaloz.

Isaku tha se kërkon që të shkarkohet Komisioni i Pavarur i Mediave sepse këto kanale ishin të pezulluara për shkak të transmetimit të mesazheve ku kërcënohet Kosova, dhe sot transmetimi i tyre në Kosovë është i papranueshëm.

Ai ka përmendur edhe ndaljen e rrjetit nga kompania IPKO në momentin kur po bëhej gati të mbante fjalim kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Isaku: Transmetimi i kanaleve sportive “Arena” vendim skandaloz

Çka ndodhi me kthimin që e keni bërë në këtë formë, pa e përmendur , pa qenë rendi ditës, pa i përmend, pa media, çfarë halli madh ka ndodhur në këtë aspekt. Ky vendim është interesantë që është për herë të parë siç e thatë edhe ju në gjykatën komerciale, unë e pash në media që këtë vendim e përshëndetën “Art Motion” nga Serbia, kjo më erdh interesant shumë. Arena Sport ka postuar mesazhe ku kërcënohet Kosova, shfaqet propaganda e Serbisë, duke i thurur lavde terroristëve në Banjskë, besoj që e keni parasysh edhe foton që është paraqitur. Andaj pyetja ime është. A e kuptoni çka ka ndodhë në Banjskë dhe pse në bazë të këtij veprimi të bazë tuajin keni qenë në rregull. Çka e ndryshoj atë ngjarje kur dihet që ka qenë sulm terroristë ndaj shteti tonë, i financuar nga Serbia, ku kemi një hero të vrarë të Kosovës. Ju e keni parë dje se çka ka ndodhur, duke folur në ngjarje të madhe kryeministri i vendit duke u ballafaquar me këshillin e sigurimit, Ipko e ka ndalur, e bllokoj në ora 22:00 nuk ka pasur qasje, sepse e ka ndalur qasjen kur fliste kryeministri Kurti. Ju e keni humbur integritetin pas këtij vendimi që keni marrë skandaloz, do të vazhdoj të kërkojë shkarkimin tuaj që sot", tha Isaku.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti tha se vendimi për transmetimin e kanaleve të “Arena Sport” është shfuqizuar për shkak se kemi garanci nga operatori se transmetime të tilla nuk do përsëriten asnjëherë.

Mehmeti tha se edhe kërkesa e qytetarëve për të pasur kanale sportive ka qenë e vazhdueshme. Ai theksoi se nëse ri përsëritet ndonjë mesazh politik nga transmetuesit rezultati do të jetë mbyllja përfundimtare e këtyre kanaleve.

Mehmeti: Operatori ka kërkuar falje dhe garanton se nuk ka përsëritje të mesazheve politike

Sa i përket shfuqizimit të vendimit tonë për pezullim të kanaleve të "Arena Sport", përgjigjja është se jemi bazuar në fakte se kanë pushuar rrethanat për të cilat na kanë determinuar marrjen e një vendimi të tillë. Kemi marrë garancinë nga operatori se përmbajtje të tilla nuk do të përsëriten asnjëherë. Kemi parasysh edhe interesin e qytetarëve dhe përdoruesve për të pasur qasje në ngjarje sportive të cilat i ofron ky medium. Kemi një situatë tjetër ku qetarët po kërkojnë në mënyrë direkte, "Ju lutem lëshojini kanalet e Arenës sepse nuk kemi sport".Vendimmarrja jonë është e bazuar në tre kushte, kërkim falja mbi atë se çka ka transmetuar dhe për informacion ai sport televiziv i atëhershëm i cili është ndaluar nga ne, sepse ne kemi rregullore. Në bazë të rregullores tonë është ndaluar, nuk ka qenë në transmetim as për 24 orë sepse kemi reaguar. Është bërë kërkim falja, janë ofruar garanci nga të gjithë, edhe nga prodhuesi edhe nga shpërndarësi sepse do të kenë ekipe për shqyrtim të çdo kontesti të transmetuar në Kosovë.Ripërtëritja e një mesazhi politik në kanale sportive do të rezultojë me mbylljen permanente të këtyre kanaleve në Republikën e Kosovës", tha Mehmeti.

Shfuqizimin për transmetimin e kanaleve sportive “Arena”, deputeti nga AAK-ja, Besnik Tahiri e ka quajtur presion politik.

Ai tha se vendimet e tilla nga Komisionet e Pavarura po dëmtojnë demokracinë.

Tahiri: Shfuqizimi i vendimit për kanalet sportive “Arena” është presion politik

Unë personalisht këtë takim dhe këtë diskurs të diskutimit e konsideroj me një emër dhe mbiemër, presion politik ndaj një institucioni të pavarur që përfaqësohet nga këta burra dhe një grua. Presion partiak politik, ndryshe nuk e shoh, ju lutem të keni kujdes kur diskutojmë dhe të kemi vetëdije për vlefshmërinë edhe legalitete e vendimeve të Komisioneve të Pavarura. Për mua me këtë qasje jemi duke e dëmtuar pavarësinë, demokracinë dhe lirin e veprimit që i'u lejon kushtetua”, theksoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat