Dinari, Kadrijaj e AAK-së: Moskoordinim me aleatët tanë, ne ende po vuajmë pasojat e mëhershme

Aktuale

Dinari, Kadrijaj e AAK-së: Moskoordinim me aleatët tanë, ne ende po vuajmë pasojat e mëhershme

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 10:38
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Kadrijaj ka thënë se përkrahin çdo veprim që është Kushtetuese dhe është në rregull.

“Tasht ne duhet me nda në dy etapa kjo veprimi si veprim është veprim legjitim e kushtetues dhe po respektohet Kushtetuta e Kosovës. Me rregulloren e re precizohet që valuta e Kosovës është euro, kjo është plotësisht një veprim legjitim i Republikës së Kosovës e cila ka të drejt me precizua valutën e vet ndërsa po në anën tjetër ne e përkrahim domethënë, çdo veprim që është Kushtetues është në rregull.” – ka thënë deputetja e AAK-së për Eo.

Ajo tutje ka shtuar se në këtë çështje është e gabuar mos koordinimi i qeverisë me aleatet ndërkombëtar, e që sipas saj, vendi ende është duke vuajtur pasojat nga veprimeve e pakoordinuara edhe më herët.

Ndër të tjera Kadrijaj ka shtuar se Kosova nga mos koordinimi i fundit po rrezikohet edhe nga sanksionet e reja.

“Ajo çka po flitet ajo çka po thuhet është një mos koordinim me aleatët tanë dhe si pasojë ne ende po i vuajmë pasojat e veprimeve të pakoordinuara për fillimin e implementimit të marrëveshjes për targa. Tash e keni dëgjuar edhe ambasadorin amerikanë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT, kritikat që po bëhen ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të mos koordinimit edhe kohës që po e kërkojnë për fillimin e implementimit të kësaj rregullorja. Ndoshta kërcënimi edhe me sanksione të reja. Kosova është nën sanksion, është nën masa dhe ka humbur me miliona euro për shkak të këtyre masave. Me këtë qasje të qeverisë, Kurti po sillet si një lider i partive politike dhe jo si një lidershqip i cili udhëheq me Kosovën.” – ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat