Halimi reagon pas mbledhjes së KPM-së: Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale

Aktuale

Halimi reagon pas mbledhjes së KPM-së: Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Sibel Halimi

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas mbledhjes që ka mbajtur ditën e premte Komisioni i Pavarur i Mediave.

Halimi thotë se gjuha e përdorur nga deputetët e partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës është alarmuese.

“Deri në fund të mandatit të këtij pushteti, rezultati i vetëm i arritshëm do të jetë, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura. E fatkeqësisht askujt nuk po i bëhet vonë, se si ky vend është duke rrëshqit komplet drejt një diktature, pasojat e së cilës ende s’i kemi ballafaquar e do t’i shohim më vonë, kur edhe mendimi do të jetë i kontrolluar! Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale”, ka theksuar ajo.

Tutje, në reagim Halimi ka shtuar se  “gjuha e qasja e deputetëve të partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës. E gjithë kjo dramë ndodhë si për ironi, në shtëpinë e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Hiç më pak se katër orë, një mbledhje e thirrur si e jashtëzakonshme nga disa deputetë të LVV-së nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është alarm që duhet të zgjojë vetëdijen e të gjithëve për tendencën e rrezikshme të partisë në pushtet që nëpërmjet fyerjes e atakimit të dinjitetit të individëve të disiplinojë dhe kontrollojë çdo lëvizje që nuk i përshtatet diktatit të tyre”, vijon reagimi.

Më tej, Halmi shton se “ky pushtet denigron integritetin e gjithsecilit, kjo është mënyra e vetme për të kap gjithçka, mbase të vetmen gjë që dinë ta bëjnë e erdhën në pushtet dhe tani po e mirëmbajnë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat