Plani i Serbisë për vrasjen e Kurtit, Musliu: Alarmante, por asgjë e re – ata vranë kryeministrin e...!

Aktuale

Plani i Serbisë për vrasjen e Kurtit, Musliu: Alarmante, por asgjë e re – ata vranë kryeministrin e...!

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 15:17
Agim Musliu

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka reaguar pas lajmeve për planin e Serbisë për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Musliu në një postim në X shkruan se lajmi për planin e Serbisë për vrasjen e Kurtit është alarmante.

“Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmante. Por, asgjë e re, kur kemi parasysh se ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiqin dhe politikanë të tjerë, si Stamboliq etj”, shkruan Musliu.

Ndryshe, ish-kryeministri i Serbisë dhe ish-kryetari i Beogradit, Zoran Gjingjiq është vrarë më 12 mars të viti 2003 në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat