Vitia për Halil Tanaj: Ishte njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën

Aktuale

Vitia për Halil Tanaj: Ishte njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut, Halil Tanaj.

Vitia është shprehur se Tanaj ishte njeri i urte dhe punëtor që e manifestoi profesionalizmin për të mbërritur më të mirën.

Ministri ndau edhe më tutje fjalë nderi e mirënjohjeje për të ndjerin Tanaj.

“Dr. Halil Tanaj ishte profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme.  Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën”, shkroi Vitia në Facebook.

“Me punën e tij mjekoi pa reshtur mijëra pacientë. Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të shumtë për këtë humbje të madhe!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat