Ish komandanti i Njësitit Ushtarak Policor të UÇK-së: O Hisen Berisha, qetësohu – ti nuk je ushtarak...

Aktuale

Ish komandanti i Njësitit Ushtarak Policor të UÇK-së: O Hisen Berisha, qetësohu – ti nuk je ushtarak...

Nga: N. Sh. Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 18:04
Hafir Hoxha

Ish komandanti i Njësitit Ushtarak Policor të UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.

Hoxha në një postim në Facebook, kërkon nga Berisha të bëhet më konstruktiv dhe jo kaq ekstrem sa po shprehet në studio televizive me deklaratat e tij.

Hoxha thotë se Berisha nuk është ushtarak dhe nuk i njeh punët e ushtrisë.

Reagimi i plotë:

O Hisen Berisha! Ministria e Mbrojtjes nëse po kërkon të ketë lëndë shkollore për mbrojtje dhe siguri, nëse kërkon aftësim dhe shërbim ushtarak tremujor apo shërbim në Mbrojtjen Civile është sistem që e praktikon Zvicra dhe shumë shtete tjera.

Është aktivitet që i mungon Kosovës për organizim të vetëmbrojtjes në rast të luftës dhe rreziqeve tjera të fatkeqësive natyrore, me këto që i kërkon Ministria e Mbrojtjes NUK HIQET STAFI I FSK-së, USHTRISË PROFESIONALE o shoq! Pikërisht FSK do ta ketë atë detyrë me i aftësue ata djem e vajza për shërbim ndaj vendit, nuk është kjo detyrë e partisë!

Qetsohu pak, pyte ndonjë ushtarak profesionist për këto punë, pasi ti nuk je ushtarak e logjikisht që nuk i njeh këto punë dhe nuk ke aspak njohuri për Ministrinë e Mbrojtjes, e as detyrën e Komisionit Parlamentar për siguri nuk po e njeh ku ti po flet për parti politike komuniste aty, po flet për veprat tuat e po ofendon ministri e zyrtarë të shtetit, qëndrime që vërtetojnë paditurinë tënde në këtë lëmi!

Bëhu pak më i kulturuar e mos ofendo kështu institucionet dhe funksionarët e shtetit, së paku ti që ishe ushtar dhe tani deputet i Kuvendit, nuk të kanë hije këto sjellje ekstreme.

Krejt në rregull është puna, ty kanë me të bë PDK-ja Ministër të Mbrojtjes kur të vjen në pushtet kështu që tani qetësohu, mbaje veten e bëhu konstruktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat