Shkodran Imeraj reagon ndaj deklaratave të kryetares së Kushtetuteses, Gresa Caka-Nimani

Aktuale

Shkodran Imeraj reagon ndaj deklaratave të kryetares së Kushtetuteses, Gresa Caka-Nimani

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 22:37
Shkodran Imeraj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj.Gresa Caka-Nimani, gjatë intervistës dhëne sonte për Televizioni Koha Vision, nder të tjera duke komentuar aktgjykimin e kushtetueses të majit të vitit 2016 në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pronat këto që i janë  falur Manastirit të Deçanit bazuar në ligjet dhe vedimet e kohës së Millisheviçit, nder të tjera theksoj: “... ndërsa e dyta ndërlidhet me ujdinë-marrëveshjen e vitit 2009 në mes Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit dhe Manastirit të Deçanit për shkëmbim pronash”, pra ajo harroj se kjo ujdi është arritur mes Manastirit të Deçanit dhe Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në kundërshtim të plotë me legjislacionin e Kosovës, sepse pas vitit 2008 kur e shpallur pavarësia e Kosovës misioni i kësaj agjencie ka përfunduar dhe se ujdi ka qenë në kundërshtim me vet rregulloren e UNMIK-ut e cila i ka shpallur të pazbatuar (null) ligjet e kohës së Millosheviçit në Kosovë.

Pra, znj.Caka-Nimani me qëllim ka bere keq informim për opinionin publik dhe ajo nuk duhet të harroj se ka qenë pjese e panelit që ka votuar pro dhënies së pronave Manastirit të Deçanit.

Vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilin e ka cilësuar si res judicata Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bazën e ka në vendimet e kohës së Millosheviçit dhe kësisoj Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka legalizuar ligjet e Millosheviçit në Kosovë e pas pavarësisë.

Znj.Gresa Caka-Nimani dhe znj.Arta Rama-Hajrizi kanë qenë në korpusin e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të cilat kanë votuar pro që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastiri të Deçanit me rastin e votimit të akt gjykimit në kushtetuese. Në këtë proces i vetmi gjykatësi Bekim Sejdiu ka dhëne mendim kundër duke e arsyetuar ashtu siç ceket edhe në dispozitivin e aktgjykimit të kushtetuese të majit 2016.

E ri përtërisim edhe një here qendimin tonë së institucionit e Kosovës nuk duhet të zbatojnë aktgjykimin e kushtetueses për pronat në Decan sepse zbatimi eventual i tij do të jetë fatal për Kosovën dhe precedent i rrezikshëm i cili do të hap Kosovës edhe shumë probleme të tjera pronësore me Kishat politike që i ka ndërtuar regjimi i Millosheviçit në vendin tonë gjatë periudhës 1989-1999.

Znj.Caka-Nimani, duhet të kërkoj falje për gabimin e bere si gjykatëse e kushtetueses dhe si e tillë ajo duhet të tërhiqet nga drjetimi i kushtetueses si akt moral, kombëtar e profesional për problemet që ia ka hapur vendit tonë në lidhje me aktgjykim e kushtetueses së majit të vitit 2016 me të cilin janë jetësuar ligjet e kohës së masave të dhunshme në Kosovë.

Ri kërkojmë me urgjence që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të i shpallin pasuri (asete) kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” dhe të futen në kuadër të Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që më urgjencë të miratojnë një Ligj të veçantë me të cilin do të i shpallin të pa zbatuara në Kosovë ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marr Serbia për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 – qershor 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat