Spahiu për deklaratën e O’Brien: Sinjal po i çojnë Vuçiqit, ‘mshoi’ Kosovës

Aktuale

Spahiu për deklaratën e O’Brien: Sinjal po i çojnë Vuçiqit, ‘mshoi’ Kosovës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:02
Nexhmedin Spahiu

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Diplomati amerikan i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Analisti Kosovar, Nexhmedin Spahiu, duke komentuar deklaratën e O’Brien ka theksuar se një deklaratë e tillë është sinjal që amerikanët po i hapin rrugë Vuçiqit ta sulmojë Kosovën.

“Një deklaratë e tillë është një sinjal për Vuçiqin që të sulmojë Kosovën”, ka thënë Spahiu në emsionin ‘Politiko’.

Spahiu thotë se vazhdimi i qarkullimit të dinarit në Kosovë shkon vetëm në interesin e Serbisë e cila dëshiron që paraja e saj të vazhdoj se qarkulluari edhe në vendin tonë.

“Serbia dëshiron që t’i bëjë të gjitha pagesat për serbët e Kosovës me dinarë, pasi ka interes që t’i qarkullojë paraja e saj”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat