Autostrada Prishtinë-Gjilan, qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë

Aktuale

Autostrada Prishtinë-Gjilan, qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:38
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 188-të saj ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave shtesë që preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpronësimi i pronave të paluajtshme ka të bëjë me segmentin Banullë dhe Bresalc.

“Për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, segmenti Banullë-Bresalc.

Për realizimin e këtij projekti është e nevojshme që të kryhen procedurat për shpronësime shtesë”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat