“Ky është poshtërim i Kosovës”, Nexhmedin Spahiu me akuza për stolisjen e Mitrovicës me flamuj të Shqipërisë

Aktuale

“Ky është poshtërim i Kosovës”, Nexhmedin Spahiu me akuza për stolisjen e Mitrovicës me flamuj të Shqipërisë

Nga: N. Sh. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:44
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj komunës së Mitrovicës e cila ka stolisur qytetin për festën e Pavarësisë së Kosovës në shtylla me një flamur të Kosovës dhe një të Shqipërisë.

Ai thotë se kjo lloj stolisje i takon Shqipërisë për nder të Pavarësisë së Kosovës, e jo qyteteve të Kosovës për ditën e Pavarësisë, pasi shton se do duhej të ishte vetëm flamuri i Kosovës për 17 shkurt.

Ai këtë e quan poshtërim të Kosovës.

Postimi i plotë:

Për festën e Pavarësisë së Kosovës në Mitrovicë në çdo shtyllë është vendosur një flamur i Kosovës e një i Shqipërisë! Kjo lloj stolisjeje u ka hije qyteteve të Shqipërisë për nder të Pavarësisë së Kosovës po jo qyteteve të Kosovës në ditën e Pavarësisë vetjake, ku do të duhej të ishte vetëm Flamuri i Kosovës. Ky poshtërim i Kosovës vjen si rrjedhojë e vetëdijes së ultë të atdhedashurisë e patriotizmit të rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat