Ymeri: Nëse SHBA-ja e suspendon bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ecja e shtetit tonë do të jetë e cunguar

Aktuale

Ymeri: Nëse SHBA-ja e suspendon bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ecja e shtetit tonë do të jetë e cunguar

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Visar Ymeri

Visar Ymeri thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i merr seriozisht kërkesat e aleatëve.

Ai thotë se nëse SHBA-ja suspendon bashkëpunimin me Qeverinë, përparimi në arenën ndërkombëtare do të jetë i cunguar.

“Mendoj që Kryeministri Kurti duhet t’i marrë shumë seriozisht këto kërkesa të partnerëve të Kosovës dhe të veprojë në bashkëpunim e bashkërendim të plotë me ta në çështje të tilla të rëndësishme.

Nëse ShBA suspendojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës siç e thotë O’Brien dhe siç e ka thënë më herët Hovenier, atëherë ecja e Kosovës përpara si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në zhvillimet e brendshme do të jetë jashtëzakonisht e cunguar”, thotë Ymeri 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat