Shtatorja e Kurtit në Peran, Selmanaj: Deri këtu ka shkuar shkarja logjike e gjykimit – diku ka rrëshqitur ky vend

Aktuale

Shtatorja e Kurtit në Peran, Selmanaj: Deri këtu ka shkuar shkarja logjike e gjykimit – diku ka rrëshqitur ky vend

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Driton Selmanaj

Në fshatin Peran të Podujevës sot është përuruar një shtatore e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, nga një qytetar.

Këtë e ka komentuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se deri këtu ka shkuar shkarja logjike e gjykimit të gjërave në Kosovë.

“Për fatin e keq, për së gjalli, ndërtimet e lapidarëve, zakonisht kanë ndodhur në vende ku më së paku kanë elemente të demokracisë. Këto nuk i duhen Kosovës e as kësaj shoqërie”.

“Për së gjalli të ndërtohet busti, mendoj që ka një shkarje të një numri të madh të njerëzve për të gjykuar gjana racionalisht për këtë vend, diku ka rrëshqitur ky vend. Me ardhë dikush nga diaspora, që nuk e di se me çfarë pune merret atje, nuk e di nëse ka ide se çfarë po ndodh në këtë vend, vendos kështu, të them të drejtën, pamje jo e mirë”, tha Selmanaj në “Info Magazine”.

Më tej, Selmanaj tha se pavarësisht që sipas tij, Kurti s’ka kryer punë shumë, ai po vazhdon të jetë lart në mbështetje popullore e jo ashtu siç sipas tij, do të duhej të ishte.

“Fatkeqësisht, edhe sot çka po ndodh është që në narrativen e një turbofolku nacionalist, që tash për fatin e keq është veriu si hapësirë, ky po vazhdon të jetë lart, pra jo ashtu siç do të duhej të ishte”.

“Unë mendoj që me këto pak punë që ka bërë, ky do të duhej që tash jo të përgjysmohej, por të binte në nivel shumë të ulët të mbështetjes popullore, sepse njerëzit e kanë votuar për rend e ligj, që të ndalen bisedimet, që të pagjeturit të gjenden, për bashkimin kombëtar e të gjitha narrativat që ky i ka pasur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat