Bislimi për sulmin në Banjskë: Hetimet kanë përfunduar, por një prokuror na mban prapa

Aktuale

Bislimi për sulmin në Banjskë: Hetimet kanë përfunduar, por një prokuror na mban prapa

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 22:31
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se hetimet për sulmin terrorist në Banjskë po e mban prapa një prokuror, duke kritikuar për munguesë transparence ndaj qeverisë.

Ai ka thënë se prokuroria nuk po e përmend përfundimin e hetimeve, dhe nuk po e kërkon ekstradimin e prijësit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, Milan Radoiçiq.

“Si mund të kërkoj unë angazhim më të madh nga Brukseli kur ky angazhim mungon në Prishtinë. Prokuroria në Kosovë hesht dhe nuk thotë ‘na e ekstradoni Radoiçiqin, sepse koha po shkon’ dhe sa më shumë që rri ai në Kopaonik, ka rrezik për sulm. Një prokuror i cili është dashur të na paraprijë neve me argumente, po na mban prapa, s’po hap rrugë për të thënë se hetimet kanë përfunduar”, ka thënë Bislimi.

Ai, gjithashtu, ka bërë thirrje për ekstradim edhe në rast se shefi i shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandër Vulin, rezulton i përfshirë në rast.

Bislimi ka insistuar se është koha që hetimet të zbardhen dhe të ndërmerren hapa ndërkombëtarë nëse është e nevojshme.

Ndër të tjera, Bislimi ka deklaruar se Kosova nuk është në fazën e negociatave me Serbinë, pasi, sipas tij, nuk është e nevojshme që të zhvillohen takime në Bruksel për ta bindur që të nënshkruajë marrëveshjen bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat