17 kandidatë për anëtarë të Bordit të RTK-së

Aktuale

17 kandidatë për anëtarë të Bordit të RTK-së

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:52
Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK)

Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), ka shqyrtuar një listë me 17 emra, ndërsa gjashtë prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb.

Mbledhja nisi me një përplasje ndërmjet kryetarit të Komisionit, deputeti nga radhët e pushtetit, Valon Ramadani me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Mendoj që ligji edhe normal duhet mu respektua, një prej pikave anëtarët me kredibil, moral  të lartë nuk përfaqësojnë asnjë interes përveç atij të publikut, e këtu kemi anëtarë që kanë përfaqësuar persona tjerë politikë”, tha Zemaj, duke bërë që të reagojë kryetari i Komisionit.

“Për kënd e ke fjalën”, pyeti Ramadani.

Ndërsa deputeti i LDK-së tha se ka pasur anëtar të VV-së që janë zgjedhur anëtar Bordi herën e fundit.

“Ka pasur një vlerësim para disa kohësh, është e vërtetë që ka pasur edhe persona me 1sh por ju e keni identifikuar si VV, ka pas edhe një tjetër por ai s’ka pasur një por nuk ju ka rënë në sy se s’ka qenë në interes të Dejona Mihalit. Me 360 punëtorë kanë nënshkrua peticion për shkarkim, a është e vërtetë qe e kanë zgjedh anëtarin e kryesisë, militantë të VV-së”, tha Zemaj.

Nijazi Isaku deklaroi se pikët e vlerësimit janë gjithsej 30 pikë. Derisa u vendos se me katër vota pro, pa abstenime, kalon propozimi i poentimit në fund, mirëpo procesi mbetet i hapur. Pjesa tjetër do të vazhdoj me të 28tin, me minutazh prej 15 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat