Bajrami reagon për marrjen e veturave me qira nga qeveria: Me 9 milionë mund të blihen afër 400 vetura

Aktuale

Bajrami reagon për marrjen e veturave me qira nga qeveria: Me 9 milionë mund të blihen afër 400 vetura

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Hykmete Bajrami dhe Hekuran Murati

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), që operon në kuadër të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve (MFPT), e cila udhëhiqet nga ministri, Hekuran Murati në muajin shkurt të këtij viti ka pranuar ofertat për t’i marrë vetura me qira në vlerë mbi 9 milion euro.

Për këtë çështje ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka treguar se në vlerën mbi 9 milion euro mund të blihen rreth 400 vetura të reja dhe jo të merren me qira për afatin për 60 muaj.

“Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë Qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj. Sytë katër”, ka shkruar ish-ministrja e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat